KENI PAGUAR SIGURIMET, POR NJË MUAJ FIGURON ENDE I PAPAGUAR?

KENI PAGUAR SIGURIMET, POR NJË MUAJ FIGURON ENDE I PAPAGUAR?

Mund të ndodhë që banka ose institucioni financiar të skanojë gabimisht dy herë barkodin e urdhërpagesës së të njëjtit muaj.

Për shembull: pagesa është regjistruar dy herë për korrikun, ndërsa gushti figuron i papaguar.

KOMPENSIMI NUK BËHET AUTOMATIKISHT.

Në këtë rast, duhet t’i drejtoheni zyrës së tatimeve me një kërkesë zyrtare për kompensimin e pagesës së tepërt, duke paraqitur provat përkatëse.

Në kërkesë përcaktoni qartë:

• Emrin e subjektit dhe NIPT-in;
• Muajin dhe vitin e paguar gabimisht dy herë;
• Muajin dhe vitin për të cilin kërkohet kompensimi;
• Shumën që kërkohet të kompensohet.

Bashkëngjitni urdhërpagesat, mandatet bankare dhe, kur disponohet, konfirmimin e bankës ose institucionit financiar për gabimin.

Ruani konfirmimin e dorëzimit të kërkesës dhe ndiqni përgjigjen e administratës tatimore, si dhe pasqyrimin e kompensimit në llogarinë tuaj.

Studio Kuri ju ndihmon në verifikimin e mospërputhjeve dhe përgatitjen e kërkesës me dokumentacionin mbështetës.

📩 Na kontaktoni për shqyrtimin e rastit tuaj.



en_USEnglish