Ju është refuzuar falja e detyrimeve? Verifikoni arsyen dhe identitetin

Ju është refuzuar falja e detyrimeve? Verifikoni arsyen dhe identitetin

Në zbatim të ligjit nr. 86/2025, disa biznese janë njoftuar se nuk përfitojnë nga fshirja ose shuarja e detyrimeve, gjobave dhe kamatëvonesave.

Nëse mendoni se jeni përjashtuar gabimisht, kërkoni verifikimin e rastit tuaj.

Nga praktika e studios sonë janë evidentuar raste kur përputhja e emrit dhe mbiemrit me një person tjetër ka sjellë pengesa për përfitimin. Në këto raste duhet të saktësohet identiteti, duke krahasuar numrin personal, NIPT-in/NUIS-in dhe dokumentacionin përkatës.

Çfarë duhet të bëni?

• Kontrolloni njoftimin në e-Filing dhe bazën ligjore të përjashtimit.
• Paraqitni kërkesë/ankesë të argumentuar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse.
• Për përjashtimet sipas nenit 4, bashkëngjitni vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të prokurorisë, të gjykatës dhe dokumente të tjera provuese, sipas rastit.
• Kur ka ngatërrim identiteti, paraqitni dokumentet që provojnë se personi i përmendur në çështje është tjetër person.

Çdo rast kërkon analizë më vete. Një përputhje emri dhe mbiemri duhet sqaruar me prova; përfitimi varet edhe nga plotësimi i kushteve të tjera të ligjit.

Administrata Tatimore ka publikuar procedurën për shqyrtimin e pretendimeve për përjashtim të gabuar. Nga përvoja jonë në rastet e ndjekura, kemi konstatuar gatishmëri për bashkëpunim dhe përgjigje të shpejta, sipas rastit.

Kujdes afatet: Për subjektet me ankime administrative ose gjyqësore për detyrimet, heqja dorë kërkon vlerësim të pasojave dhe kushteve të përfitimit. Sipas njoftimit të Tatimeve, akti përkatës paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përpara pagesës së principalit dhe jo më vonë se 30 nëntor 2026. Ky është proces i ndryshëm nga korrigjimi i një ngatërrimi identiteti.

Mos e lini verifikimin për ditët e fundit.

Studio Kuri ju ndihmon me analizën e rastit, dokumentacionin provues dhe përgatitjen e kërkesës përkatëse.

📧 info@studio-kuri.com
🌐 studio-kuri.com



en_USEnglish