Studio Ligjore e Kontabiliteti

Albanian-Language English

Q&A

Disa pyetje të shpeshta dhe përgjigjet përkatëse.

Pyetje: Cfarë shërbimi ofron studioja juaj?
Përgjigjje: Studioja jonë ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me aktivitetin e biznesit të vogël, biznesit të madh, OJF, OJQ, individë, lidhur me raportimet pranë organeve tatimore, bashkisë, pagesën e taksave dhe ndjekjen e aktivitetit të tyre financiar.

Pyetje: Cfarë tarifash ofron Studio Kuri për shërbimet e saj?
Përgjigjje:Tarifat janë në varësi të numurit të dokumentave dhe llojit të aktivitetit.

Pyetje: Përse më duhet një studio financiare dhe ligjore?
Përgjigjje:Që të jesh korrekt me shtetin dhe individët, klientët dhe furnitorët. Studioja e kontabilitetit është peshore ligjore dhe fiskale për aktivitetin e biznesit tuaj.

Pyetje: Punoni online ju, zgjidhni një problem pa u takuar?
Përgjigjje:Po. Ne ruajmë sekretin, tarifojmë online me faturë tatimore të rregullt dhe ju sigurojmë cdo lloj kontrate apo verifikimi kundrejt tarifave që dakortësohen paraprakisht.

Pyetje: Bëni përfaqësime në Gjykatë?
Përgjigjje: Po. Ne ofrojmë shërbimin tonë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në gjykatë me organet tatimore, doganore dhe individët privat apo subjektet private.

Pyetje: Po nëse më vjen një kontroll tatimor, mund të më përfaqësoni ju?
Përgjigjje:Po, ne ofrojmë shërbimin tonë për cdo lloj problemi.

Pyetje: Cilat janë afatet ligjore të deklarimeve?
Përgjigjje: Ato janë të paraqitura ekzaktësisht në kalendarin tatimor.

Pyetje: Cfarë duhet të kem parasysh për hapjen dhe mbylljen e një biznesi?
Përgjigje: Për këtë lexoni informacionin në faqen e QKB ose një permbledhje në faqen tonë.

Pyetje:Si mund të lidhem online me ju?
Shembull: Një klient ka një problem. Ai ka urgjencë në përpilimin e një kontrate individuale pune. Atëherë, paraprakisht në email i dërgohet klientit tarifa e përpilimit të kontratës, numri i fletëve të kontratës dhe pikat kryesore te përmbajtjes së saj. Në rastin konkret kontrata përmban 8 (tetë) fletë dhe tarifa për të do të jetë 3'000 lekë të reja. Nëse klienti bie dakort me tarifën, klienti dërgon në numrin e llogarisë pagesën e tarifës. Me kalimin e tarifës në llogarinë bankare të studios, klientit i kërkohen te dhënat që do të shërbejne për përpilimin e kontratës. Të dhënat kryesore janë: Skanimi i kartës së identitetit, gjeneralitete, vendi i punës ku do të punojë, përshkrimi i punës që do të kryejë, cili është punëdhënësi, gjeneralitetet e tij dhe të subjektit. Klientit më pas i cohet kopja e kontratës online dhe pyetjet në se ka vërejtje për ndonjë pike të saj. Në se ka vërejtje bëhet korrigjimi dhe sistemimi i tyre, pastaj klientit i duhet të vijë të marrë kontratën ose i dërgohet kontrata dhe fatura në vendin që dëshiron (por shtohet transporti i taksisë ekstra).
Pagesa mund të bëhet edhe me kupon tatimor kasë, i cili në tarifën e tij ka të përfshirë dhe tvsh-në.
Në rastin e dorëzimit te klienti i kontratës dhe faturës, shërbimi quhet i përfunduar. Pas përfundimit të shërbimit nuk pranohen më vërejtje apo rinegocime të mëtejshme. Në kuponin taimor është përshkruar dhe lloji i shërbimit të kryer, bashkë me tarifën 3'000 lekë. (përfshirë dhe tvsh-ja)
Në rast se klienti kërkon faturë tatimore, atëherë duhet të vij pranë zyrës tonë për të firmosur faturën për shumën totale 3'000 lekë të reja, të cilës i ngjitet dhe kuponi i kasës që vërteton kryerjen e shërbimit dhe pagesës.
Kështu veprohet për projekte të ndryshme, statute, akt themelime, akt padi, apelime etj.