Studio Ligjore e Kontabiliteti

Albanian-Language English

Rreth Studios

Puna e studios tonë bazohet në trinomin Korrektësi-Njohje Shkencore e Problemit-Zgjidhje duke respektuar ligjin.
Aktiviteti I Studios respekton rregullat e etikës profesionale, në funksion të rritjes së efiçiencës ndaj klientit.
Krijuar në vitin 1992, Studio ofron shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare, si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje aktiviteti, mbajtje kontabiliteti, studime mbi tregun, analizë kredie, këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore si dhe azhornim me klimën ekonomiko-financiare në vend. Përpilim i projekteve të biznesit, auditime, autokontrolle të pjesshme dhe të shpejta, monitorim të bizneseve apo segmenteve të vecanta të tyre e aktivitetit.

Misioni ynë është që me shërbimet tona profesionale , të bëhemi pjesë përbërëse funksionale e biznesit dhe problemeve të përditshme të klientëve tanë.